5.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Ekrem Rexha, ish drejtori i Isa Mustafës punësohet në ministrinë e Avdullah Hotit

Ekrem Rexha e pati lënë në gjysmë rrugëtimin e tij si shef i prokurimit në Komunën e Prishtinës në kohën kur nënkryetar i Komunës ishte, Avdullah Hoti. Rexha kishte rënë në burg nën dyshimin për veprën penale të korrupsionit. Por, tash Avullah Hoti në cilësinë e ministrit të Financave do ta ketë pranë vetës përsëri Ekrem Rexhen. Ai është përzgjedhur drejtorë në Agjencinë Qendrore të Prokurimit (AQP) e cila është nën autoritetin e Ministrisë së Financave.
Agjencia Qendrore e Prokurimit nga ky vit ka marrë shumë kompetenca. Do të kryeje të gjitha prokurimet e centralizuara për autoritet kontraktuese, si dhe do të kryeje të gjitha aktivitete e prokurimit për Agjencitë e pavarura në Kosovë.

Ish shefi i Zyrës së Prokurimit në Komunën e Prishtinës, Ekrem Rexha para pakë muajve është punësuar në Agjencinë Qendrore të Prokurimit –AQP. Por, para pakë ditëve, nëpërmjet konkursit publik, është ngritur në detyre. Është emëruar drejtorë. Përshkrimi i sakët i vendit të tij të punës është “Drejtor i Drejtoratit për Procedura të Centralizuara”. Koficineti i pagës është 9.5, shkruan lajmi.net.

Konkursi ka qenë i rihapur për nëpunësit civil ekzistues në Agjencinë Qendrore të Prokurimit dhe Ministria e Financave, të cilët i plotësojnë kriteret e konkursit.
Lajmi.net ka disa muaj që ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Financave lidhur me atë se, mbi çfarë baze është bërë emërimi i Ekrem Rrexhes në kohën sa kishte filluar punën ne AQP, dhe se çfarë posti ka. Ministria nuk ka kthyer përgjigje. Po ashtu nuk është përgjigjur as në pyetjet se “Pse transferoi Ministri Hoti pikërisht zyrtarin e lartë të prokurimit i cili vendosë direkt për dhënien e tenderëve?”, si dhe nuk është përgjigjur në disa pyetje tjera të ngjashme.
Rexha, i cili sa ishte në Komunën e Prishtinës e mbante mbi supe krejt prokurimin, në AQP do të jetë i dyti. Do ti raportojë, Kryeshefit të Agjencisë, Muresl Rraci, si dhe do ta ketë nën mbikëqyrje stafin dhe do menaxhojë punën.
Policia e Kosovës para pak javëve kishte arrestuar drejtorin e Agjencisë Qendrore të Prokurimit, Mursel Rracin. Ai dyshohej se në mënyrë të kundërligjshme anuloi një tender që peshon tetë milion euro. Por, brenda 48 orëve policia e kishte liruar nga paraburgimi Murselin.
Vet ministri i Financave, Avdulla Hoti i kishte kërkuar dorëheqje nga ky post Rracit, por ky i fundit në mënyrë kategorike kishte kundërshtuar një kërkesë të tillë duke i thënë se nuk largohet pa e përfunduar mandatin dhe se nuk kishte asnjë arsye për ta bërë një gjë të tillë.
Një muaj kishte qëndruar në paraburgim, Ekrem Rexha, deri sa ishte në krye të prokurimit komunal. 6 zyrtarë komunal të Prishtinës nën drejtimin e Isa Mustafës ishin arrestuar për një tender 3 milionë euro, në mesin e tyre ka qenë edhe Ekrem Rexha, si shef i prokurimit në Komunë. Mustafa kishte thënë që Policia po punonte për SHIK-un. Për të njëjtin rast Prokuroria Themelore e Prishtinës në fillim të vitit 2015 ka hequr dorë që të ndjekë ish-zyrtarët e Komunë së Prishtinës që i pati akuzuar për shpërdorim të detyrës zyrtare në tenderin 3 milionë eurosh- një tender i fituar nga kompania nga Prizreni, “Çlirimi”.
Arrestimi i zyrtarëve ishte bërë në vitin 2011, përfshirë edhe shefin e atëhershëm të Prokurimit, Ekrem Rexha nën dyshimin se kishin favorizuar kompaninë “Çlirimi” në tenderin “Ndërtimi i kolektorit atmosferik”, tender që peshonte më shumë se 3 milionë euro.
Atë kohë ekziston dyshimi i arsyeshëm se më 14 dhjetor 2010, në Prishtinë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për ndërmarrjen private “Çlirimi” nga Korisha e Prizrenit, në cilësinë e personave zyrtarë të Komunës së Prishtinës kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare dhe kanë tejkaluar autorizimet, në kundërshtim me Ligjin mbi Prokurimin Publik dhe nenin 2.3 të Kontratës “Ndërtimi i kolektorit atmosferik mbi lumin Prishtina”, në lagjen Kalabria në Prishtinë.
I pandehuri Ekrem Rexha, në cilësinë e menaxherit të Zyrës së Prokurimit, më 14 dhjetor 2010 kishte lëshuar aneks, me të cilin ka ndryshuar këtë kontratë bazë, duke përcaktuar se Komuna do t’i paguajë kompanisë vlerën e furnizimeve të përfunduara.
Megjithëkëtë, tash që Rexha i është rikthyer punës, do të ketë përgjegjësi të mëdha në AQP.
Detyrat dhe përgjegjësitë e tij, sipas konkursit do të jenë: Udhëheq dhe cakton objektivat e drejtorisë në përputhje me strategjinë dhe objektivat e AQP-së, dhe dizajon planet vjetore të punës të detajuara për ti përmbushur këto objektiva; Menaxhon stafin, organizon punën përmes ndarjes së detyrave tek të varurit, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të ofruar produkte dhe shërbime cilësore që janë relevante me funksionet e drejtorisë; Analizon dhe vlerëson procedurat e brendshme dhe rekomandon ndryshime dhe përmirësime më qëllim të rritjes së efikasitetit në punë.
Po ashtu zhvillon dhe mbikëqyr zbatimin e politikave dhe procedurave dhe ofrimin e shërbimeve rreth implementimit të aktiviteteve të prokurimit për nevojat e AQP-së; Drejton funksionimin dhe administrimin e sistemit për implementimin dhe funksionimin e prokurimeve qendrore për autoritete kontraktuese; Bënë vlerësimin e rregullt të stafit nën mbikëqyrjen e tij/saj dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimit për kryerje të detyrave të tyre në përputhje me standardet e kërkuara. Po ashtu menaxhon edhe me nje ser detyrash tjera.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img