12.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Ekspertët thonë se trukun të cilin e përdorë Princ William, duhet ta përdorin të gjithë prindërit

Nëse veç i shikoni me vëmendje fotografitë e Princit William dhe djalit të tij 3 vjeçar, Princit George, do të vëreni se William shpeshherë gjunjëzohet kur i flet birit të tij.
Këtë e ka bërë ai gjatë pagëzimit të princeshës Charlotte.

1

… e ka bërë gjatë një loje polo për bamirësi

2

… dhe e ka bërë me presidentin Obama gjatë vizitës presidenciale në pallatin Kensington.

3

Mbretëreshës së Britanisë mund të mos i duket i duhur ky truk prindëror i princit William gjatë ngjarjeve formale, por sipas ekspertëve, këtë truk duhet ta “vjedhin” të gjithë prindërit, transmeton Telegrafi.
Kur zbret në nivelin e princit George, ai ka mundësinë të shikojë në sytë e tij. Ekspertët këtë e cilësojnë si teknikë e “dëgjimit aktiv”, raportonPeople, dhe kjo mund t’i ndihmojë fëmijët të ndjehen se ajo çfarë po thonë ka me të vërtetë rëndësi tek prindërit e tyre. Eksperti i zhvillimit të fëmijëve, Gill Connel, shkruan në A Moving Child is a Learning Childse gjesti i dukës së Cambridge e përmirëson vetëbesimin në mënyra të fuqishme duke e inkurajuar fëmijën të komunikojë edhe më shumë.
Normalisht, dëgjimi dhe komunikimi me fëmijën përfshinë më shumë sesa një gjunjëzim në nivelin e tij. Center for Parenting Educationrekomandon që prindërit të ndalojnë çfarëdo që janë duke bërë dhe t’i japin vëmendje të plotë fëmijëve të tyre kur ata flasin.
Pra, herën tjetër kur fëmija ka nevojë për vëmendjen tuaj, përpiquni të gjunjëzoheni që t’i keni sytë në të njëjtin nivel dhe shikoni përderisa ju flasin. Është e lehtë dhe shumë e mirë për vetëbesimin e fëmijës!/PrishtinaPress.eu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img