13.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Ekspozita e Shqyri Nimanit për 28 Nëntor: Edhe pse në moshë të shtyer, e ndjeja veten të obliguar ta nderoja qytetin e Pejës

Në ditën historike për shqiptarët, 28 nëntorin në Galerinë e Arteve në qytetin e Pejës, profesori Shyqri Nimani bëri promovimin e monografëve dhe hapjen e Ekspozitës Retrospektive.

I shoqëruar nga miq dhe dashamirë të artit të cilët kishin shkuar që ta nderojnë vetë profesorin dhe t’ia urojnë ditëlindjen, festën e 28 nëntorit dhe hapjen e ekspozitës.

Njëri ndër ta ishte edhe profesor Muhamed Kërveshi. Ai tha se dita e sotshme është një festë e dyfishtë edhe për shkak të ekspozitës së profesor Nimanit.

“Sot kjo kremte është e dyfishtë: e ideait shqiptar, flamurit tonë të artit tonë, që na perketë dhe që i përkasim, të përqafuar në praninë tonë të gjelbër. Ngjyra në piktura të Nimanit është ende fjalë-poezi dhe tingull muzikë”, u shpreh ai.

Ndërsa si obligim edhe pse në moshë të shtyrë që ta organizojë këtë ekspozitë e ndjente vetë Shqyri Nimani, ai i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit duke i uruar edhe vetë qytetarët e Pejës për festën e 28 nëntorit.

“E ndjeja vetën të obliguar edhe pse në moshë të shtyrë, ta nderoja qytetin e Pejës, me këtë ekspozitë personale që ka të bëjë me shpalosjen e monografive. Kjo sepse në shkollën e Artit në Pejë, kisha fillesat e mija dhe përveç kësaj më lidh shumëçka me Pejën. Iu faleminderit të gjithëve”, tha ai.

Pjesëmarrës në këtë ekspozitë ishte numer i madh i audiencës dhe strukturave lokale si dhe numër i studentëve dhe artistëve.

Ekspozita paraqet disa cikle nga puna 60 vjeçare duke fillua nga studimet e deri në monografin e fundit.

Peja si djep i kulturës dhe artit ka dy vjetë e gjysmë që në këtë qytet nuk kishte aktivitete të artit pamor dhe ekspozita të këtij lloji.Ndërsa si mbështetës të ekspozitës së Shyqri Nimanit, ishin familja, Lluka, Dardani dhe Ekremi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img