8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Elsa Lila shënon rikthim spektakolar në Festivalin e RTSh-së, pritet ngrohtë me duartrokitje nga publiku në Pallatin e Kongreseve

Të martën është mbajtur nata e dytë e edicionit të 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Mbrëmja ka kulmuar me rikthimin në skenë të artistes së madhe shqiptare, Elsa Lila.

Këngëtarja e cila ka prekur festivalin gjigant të Sanremos, është rikthyer në skenën e Festivalit të RTSh-së pas një mungese rreth 25-vjeçare në paraqitjet në këtë festival.

Elsa Lila në Festivalin e 61-të të Këngës në RTSh (Foto: RTSh)

Ajo garon me këngën me titull “Evita”, të cilën e ka kompozuar dhe shkruar vet, teksa e interpretoi ‘live’ para publikut në mbrëmjen e dytë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Elsa mahniti publikun me paraqitjen e saj spektakolare, duke i lënë të shtangur të gjithë me interpretimin e fuqishëm, zërin dhe elegancën e saj në skenë.

Kjo paraqitje njëherësh është e para në publik që pas skandalit që e preki atë në fillim të këtij viti, ku e njëjta u arrestua në Itali si e dyshuar e përfshirë në një rrjet kontrabandistësh droge.

Elsa përndryshe është dy herë fituese e Festivalit të Këngës në RTSh, në vitin 1996 me këngën “Pyes Lotin” dhe në vitin 1997 me këngë “Larg Urrejtjes”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img