14.4 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Erdogan i vendosur: Do hapim një faqe të re me Rusinë, BE-ja luftoj me ne për 53 vjet

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, do të udhëtoi të martën për një vizitë në Rusinë, dhe pritet që të bisedojë me presidentin rus, Vladimir Putin për të hapur një “faqet të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve pasi siç tha ai BE-ja luftoj me Turqinë për 53 vjet.

“Kjo do të jetë vizitë historike, një fillim i ri. Unë besoj se biseda me mikun tim, Vladimir Putin do të hapin një faqe të re në marrëdhëniet dypalëshe. Vendet tona kanë shumë për të bërë së bashku”, tha Erdogan në një intervistë me agjencinë e lajmeve TASS.
Ai tha se BE-ja ka shmang përmbushjen e premtimit dhe “luftoj me Turqinë për 53 vjet”, transmeton lajmi.net.
Erdogan po ashtu tha se pjesëmarrja e Rusisë është jetike për të gjetur një zgjidhje për Sirinë.
Përpjekjet e Turqisë për t’u bashkuar me BE filloi nga viti 1963, kur edhe u bë anëtare e asociuar e Bashkësisë Ekonomike Evropiane (EEC), paraardhës i Bashkimit të sotëm.
Aplikimi për anëtarësim të atëhershëm EEC është dorëzuar në prill 1987./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img