7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Erdogan kërcënoi me dëbim ambasadorët e SHBA-së, Gjermanisë dhe Francës

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kërcënoi se do të dëbojë ambasadorët nga dhjetë vende, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara.

Reagimi i Erdoganit vjen pasi këto vende i bënë thirrje Turqisë që të lirojë kundërshtarin e supozuar të tij, Osman Kavalës.

“I thashë ministrit tonë të jashtëm se ne nuk mund t’i mirëpresim ata (ambasadorët) në vendin tonë”, tha Erdogan nga mediat turke.

Kanadaja, Franca, Finlanda, Danimarka, Gjermania, Holanda, Zelanda e Re, Norvegjia, Suedia dhe Shtetet e Bashkuara të hënën bënë thirrje për një “zgjidhje të drejtë dhe të shpejtë të çështjes” të Osman Kavalas, botuesi që gjendet në burg tash e katër vite duke pritur të nis procesi gjyqësor.

“A ju ka mbetur juve t’i jepni mësim Turqisë”, pyeti Erdogan, duke shtuar se gjyqësori turk është i pavarur.

Autoritetet turke thirrën të martën ambasadorët e dhjetë vendeve, duke e cilësuar “të papranueshme” thirrjen e tyre për lirimin e Kavalës.

Në vitin 2013, autoritetet akuzuan Kavalën (64), një figurë e njohur e shoqërisë civile, se donte të destabilizonte shtetin. Kavala mbështeti protestat antiqeveritare atë vit.

Më pas ai u akuzua në vitin 2016 për përpjekje që të përmbys qeverinë gjatë një grushti të dështuar.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut urdhëroi lirimin e menjëhershëm në dhjetor të vitit 2019.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img