12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

spot_img

Erdogan, studentit kosovar: Të uroj karrierë në Turqi, e të kthehesh e ta ndihmosh Kosovën (Video)

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, në një emision televiziv i është përgjigjur një studenti të Kosovës.

“Ishim në Komisionin e Ministrave dhe po garonim me Amerikën se a do ta njohin ata të parët, apo ne. Prisja lajme nga bashkëpunëtorët dhe më thanë se Amerika e njohu, ndërkohë që ne jemi të dytët”, i ka thënë Erdogani studentit Ekrem Zajmi, që studion në Turqi, transmeton Telegrafi.

Erdogani tha se Ekremi vjen nga vendi i tyrbes së Sulltan Muratit dhe se Kosova me Turqinë kanë histori të përbashkët.

Presidenti turk thotë se vazhdon të lobojë për Kosovën, për njohjen e këtij shteti. Ndërkaq, shpreh habi me arsyetimet e shumë shteteve që hezitojnë në këtë njohje.

“Turqia ishte ndryshe në marrje e këtij vendimi. Ne i hapëm dyert për Kosovën dhe vëllezërit shqiptar dhe nëse do Allahu, pas karrierës së suksesshme këtu, të ktheheni në shtetet e juaja e të kontribuoni aty.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img