28.3 C
Pristina
Friday, May 27, 2022

Buy now

spot_img

Erudera – platforma kosovare me mision global merr vëmendjen e mediumit prestigjioz Forbes

Mediumi amerikan prestigjioz Forbes, i ka kushtuar një artikull platformës së krijuar në Kosovë, platformë kjo me mision global që mundëson kërkimin e universiteteve dhe programeve akademike për studentët në mbarë botën.

Platforma Erudera, e cila u lansua sot, synon që përmes saj të bëjë kërkimin më të lehtë të universiteteve dhe programeve akademike përmes inteligjencës artificiale.

“Misioni ynë me Erudera është të arrijmë që në fillim të fazës së kërkimit, studentët t’i bashkojmë me universitetin e duhur duke përdorur platformën tonë dhe t’i udhëzojmë ata gjatë këtij rrugëtimi deri në fund. Dua që të mendoni rreth kësaj për një sekondë: një adoleshent me një sasi të kufizuar informacionesh është gati të marrë një vendim që do të përcaktojë pjesën tjetër të jetës së tij/saj. Ne duam t’i ndihmojmë ata të bëjnë zgjedhjen e duhur”, ka thënë në një intervistë për Forbes, CEO në Erudera, Gent Ukëhajdaraj.

Erudera u prezantua për herë të parë në “MatchIN Investor Forum” në Tiranë, më 29 prill, organizuar nga “Swiss Entrepreneurship Program”. Në këtë organizim morën pjesë 20 startup-et më të mira nga Ballkani Perëndimor si dhe mbi 50 investitorë nga e gjithë bota.

Betim Drenica, CTO në platformën Erudera, tha për Frobes se ajo çka e veçon platformën është përdorimi i inteligjences artificiale.

“Ne jemi duke përdorur teknologjinë më të fundit në Erudera dhe sapo të kemi më shumë përdorues dhe të dhëna, do të fillojmë të shohim magjinë e vërtetë të platformës. Është e mahnitshme se çfarë mund të arrihet me inteligjencën artificiale dhe ‘machine learning’ nëse keni komponentët kryesorë, e që janë të dhënat. E ardhmja është e ndritshme për studentët, universitetet dhe gjithë secilin në arsimin e lartë” .

Sipas Donjeta Pllanas, njëherësh zyrtare për komunikim në Erudera, deri më tani, më shumë se 2,000 studentë janë regjistruar në platformë për të marrë informacione për të paktën një program dhe synimi është të shtohen 300 përdorues të ri brenda një dite përgjatë gjashtë muajve të ardhshëm.

Erudera ofron mbi 23,000 profile universitetesh dhe rreth 64,000 programe individuale akademike. Studentet që regjistrohen në platformë marrin rekomandime të personalizuara bazuar në profilin e tyre individual, arritjet akademike, perspektivat e karrierës dhe preferencat personale, me ç’rast mund të personalizojnë kërkimin e tyre për opsionet e mundshme në edukimin post-sekondar.

Erudera është themeluar nga dy kompani me bazë në Prishtinë, “Inquero LLC”, lider në publikimin e informacioneve rreth edukimit të lartë me mbi 9 milionë përdorues, si dhe “Quantix LLC”, kompani e zhvillimit softuerik e specializuar në ofrimin e zgjidhjeve përmes Inteligjences Artificiale (AI) dhe “Machine Learning”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,333FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles