7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Escobar mbërrin në ndërtesën ku po zhvillohet takimi Kurti – Vuçiq

Pak pasi që përfundoi takimi trepalësh në Bruksel mes Albin Kurtit, Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesve të BE-së, në ndërtesën ku po mbahen takimet arriti një zyrtar i rëndësishëm për nga pesha e detyrës.

Përfaqësuesi i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabiel Escobar, pak para orës 12 të mesditës, ka hyrë në ndërtesën e Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme në Bruksel, ku po zhvillohet raundi i ri i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mësohet se do të ketë takime dypalëshe midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësuesit e BE-së, me qëllim që liderët të takohen sërish gjatë ditës.

Kujtojmë se pala amerikane nuk merr pjesë në dialog, por SHBA-ja mbështet plotësisht përpjekjet e BE-së në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img