12.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Buy now

spot_img

Escobar nuk pret nënshkrim të shtunën: Kërkohet një dakordim, marrëveshja është e mundshme këtë vit

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e takoi opozitën pro-europiane në Beograd para se të niset drejt Prishtinës.

Nga kryeqyteti serb, ai u tha gazetarëve se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është një “hap i rëndësishëm” në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Siç raporton Danas, Escobar ka thënë se nga takimi i së shtunës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq nuk pritet nënshkrim, por kërkohet një dakordim se si të ecet përpara.

Propozimi europian, Escobar tha se paraqet “një nga mundësitë më të mira në rajon” për të ecur përpara.

Ai u bëri thirrje palëve që të jenë “shumë serioze” në kërkim të marrëveshjes, që të jenë fleksibilë, konstruktivë dhe të kenë vizion për të përfituar nga kjo mundësi që tha se u është dhënë.

Escobar tha se dëshiron që në këtë vit të arrihet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndrëmjet Kosovës dhe Serbisë dhe beson se kjo është e mundur.

“Qëndrimi amerikan është se Kosova është një vend me integritet territorial dhe sovranitet. Ne besojmë se rajoni do të përfitojë nga njohja reciproke. Sa i përket anëtarësimit në OKB, ne mendojmë se vlera e marrëveshjes do të ishte integrimi më i shpejtë i Serbisë dhe Kosovës dhe i gjithë rajonit”, ka thënë Escobar.

“Sa i përket anëtarësimit të Kosovës në OKB, mendoj se do të sillte integrim më të shpejtë në BE jo vetëm të Kosovës dhe Serbisë, por edhe të gjithë rajonit. Ne po synojmë procese që do ta afrojnë të gjithë rajonin me Evropën”, ka shtuar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img