14.4 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Evropa po përgatitet për më të keqën gjatë dimrit

Në Evropën Lindore më të varfër, njerëzit po grumbullojnë dru zjarri, ndërsa në Gjermaninë më të pasur, pritja për një pompë nxehtësie që kursen energji mund të zgjasë gjysmë viti. Dhe bizneset nuk e dinë se sa më shumë mund të kursejnë

Derisa Evropa po i afrohet dimrit në grahmat e një krize energjie, zyrat po bëhen më të ftohta. Statujat dhe ndërtesat historike po errësohen. Bukëpjekësit që nuk mund të përballojnë ngrohjen e furrave të tyre po flasin për mbylljen, ndërsa kultivuesit e frutave dhe perimeve përballen me lënien e serrave pa i punuar.

Në Evropën Lindore më të varfër, njerëzit po grumbullojnë dru zjarri, ndërsa në Gjermaninë më të pasur, pritja për një pompë nxehtësie që kursen energji mund të zgjasë gjysmë viti. Dhe bizneset nuk e dinë se sa më shumë mund të kursejnë.

Me kosto të larta dhe furnizime të kufizuara energjie, Evropa po zbaton programe ndihme dhe ka në plan të shkundë tregjet e energjisë elektrike dhe të gazit natyror, ndërsa përgatitet për rritjen e përdorimit të energjisë këtë dimër. Pyetja është nëse do të jetë e mjaftueshme për të shmangur racionimin e imponuar nga qeveria dhe ndërprerjet e energjisë pasi Rusia ndaloi gazin natyror të nevojshëm për ngrohjen e shtëpive, funksionimin e fabrikave dhe prodhimin e energjisë elektrike në një të dhjetën e asaj që ishte përpara pushtimit të Ukrainës./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img