8.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Fabrika e Municionit, aset i “Trepçës” që s’mund të privatizohet

Për shkak të ngjarjeve historike që e lidhin Fabrikën e Municionit të Gjuetisë “Trepça” në Skenderaj me luftën dhe rezistencën e familjes Jashari, por edhe për shkak se ajo është pjesë e hapësirës së projektit të Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, drenicasit e kundërshtojnë me ngulm privatizimin
Shumëkush deri më tani “ia kishte ngulur dhëmbin” Fabrikës së Municionit të Gjuetisë (FMGJ) “Trepça” në Skenderaj për ta bërë për vete, natyrisht duke përdorur AKP-në, nën menaxhimin e të cilës aktualisht është, bashkë edhe me gjithë kombinatin “Trepça”.
Së fundi, një kompani që kishte fituar tenderin për ndërtimin e stacionit të autobusëve ishte përpjekur që t’ia merrte 1 hektar tokë fabrikës për këtë qëllim. Por, kishin reaguar menjëherë sindikalistët e FMGJ-së, të cilët jo vetëm që e kishin kundërshtuar, por edhe ishin kërcënuar se “çdokush që tenton të vërë gisht mbi pronat e kësaj fabrike do të ndahet keq me ta”.
Nga fabrika sulmohej familja Jashari në luftë
Haxhi Qerimi, kryetar i SP të punëtorëve të FMGJ “Trepça” dhe anëtar i kryesisë së Këshillit Koordinues të kombinatit “Trepça”, thotë se punëtorët nuk do të lejojnë kurrë që kjo fabrikë, që lidhet ngusht me ngjarjet historike të luftës së UÇK-së, të privatizohet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img