21.3 C
Pristina
Sunday, September 26, 2021

Buy now

spot_img
Array

Facebook ndërton qendër të të dhënave në Danimarkë

Themeluesi i platformës Facebook, Mark Zuckerberg, ka bërë të ditur se kompania e tij ka hartuar planin për ndërtimin e qendrës së tetë të serverëve ku ruhen të dhënat e rrjetit social më të madh në botë.

Qendra që do të ndërtohet në Odense të Danimarkës do të funksionojë e tëra nga burime të ripërtërishme të energjisë, njejtë si qendra e Facebook në Texas të SHBA’së. Gjithashtu, aty do të punësohën qindra persona në disa vitet e ardhshme.

Këto qendra përdoren nga Facebook për të ruajtuar të gjitha gjërat që ne i shohim nëpër profilet tona si videot, fotografitë e të gjitha të dhënat tjera.

Kjo do të jetë qendra e tretë e tillë e Facebookut që gjendet në vendet e Bashkimit Europian. Dy të tjera janë në Suedi dhe Irlandë, vende këto të përzgjedhura për shkak të motit të tyre të ftohtë, që shfytëzohet për ftohje të pajisjeve kompjuterike brenda qendrave.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
2,959FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles