19.3 C
Pristina
Tuesday, September 28, 2021

Buy now

spot_img
Array

Facebook tani me çelës fizik, për t’ju mbrojtur nga hakerët

Facebook ka prezantuar një veçori të re të sigurisë, që i lejon përdoruesit të përdorin një çelës fizik për të hyrë në profilin e tyre në rrjetin social.

Kompania ka njoftuar se tani mbështetë çelësin e sigurisë ‘FIDO U2F’ – një çelës fizik që futet në një kompjuter si USB dhe preket për të konfirmuar qasjen, së bashku me fjalëkalimin për ta hapur Facebook.

Facebook thotë se ende është duke punuar për të mbështetur aplikacionin zyrtar të këtij çelësi, transmeton Gazeta Express.

Sapo të aktivizohet në cilësimet e sigurisë së Facebook, si çelësi ashtu edhe fjalëkalimi janë të nevojshëm për të hyrë në llogari.

Rrjeti social thotë se përmes kësaj veçorie të sigurisë, llogaria juaj në Facebook do të jetë e mbrojtur 100% nga hakerët.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
2,956FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles