9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Fajdegjitë | Edhe pas 5 vjetësh dështon të mbahet seanca për vëllain e zv.ministrit

Rrahim Sallahu, vëllai i zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu po ballafaqohet me ligjin për disa vepra penale, të lidhur kryesisht me fajdenë, tash e nëntë vjet. Sallahu kishte dal para drejtësisë më 2017. Ai akuzohet për vepra të rënda penale, të dyshuara se janë kryer përgjatë viteve 2011-2015.

Lidhur me këtë aktakuzë e cila u ngrit në 2016, ishin mbajtur pak seanca. Pra nga viti 2016 kur ishte ngritur aktakuza, seanca e fundit ishte mbajtur në vitin 2018.

Edhe pse janë bërë pesë vjet nga mbajtja e fundit e seancës lidhur me këtë rast, sot për herë të tretë ka dështuar, në mungesë të akuzuarve Enver Avdullahu dhe Fatlum Abazi.

Lidhur me këtë rast, Enver Avdullahu, Rrahim Sallahu, Fatlum Abazi dhe Bujar Avdullahu ngarkohen, se duke shfrytëzuar materiale të dëmtuarit Kushtrim Musliu, gjatë periudhës 2011-2015, i kishin dhënë atij borxh shuma të ndryshme të parave dhe mjeteve motorike, në të cilat shuma edhe kishin marrë fajde.

Ndërkaq, seanca e radhës për këtë rast u caktua me 17 maj të vitit 2023.

Edhe pse gjykatësi, Naser Foniqi tentoi që të njëjtën ta caktojë në prill ose në fillim të muajit maj, por për shkak të terminëve të zëna nga palët tjera ishte e pamundur.

Lidhur me të akuzuarin, Rrahim Sallahu, i cili është vëllai i zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, ky i fundit i kishte të radha deklarimet për këtë rast.

Zëvendëministri Sallahu, për këtë rast kishte deklaruar se gjatë kohës sa ishte ngritur aktakuza, ai ka thënë se ka qenë me studime jashtë vendit, shkruan Paparaci.

“Në periudhën në fjalë, madje nuk kam qenë fare as në Kosovë, me ç’rast kam qenë për studime jashtë vendit”, ishte shprehur Sallahu.

Ndryshe, për këtë rast edhe seancat e caktuara më 16 janar 2023, dhe 14 shkurt 2023 nuk ishin mbajtur.

Të pandehurit Enver Avdullahu dhe Bujar Avdullahu në bashkëkryerje për periudhën 2014-2015 kishin marrë në emër të fajdesë shumën 7,700 euro, ndërsa në vitin 2013 shumën prej 3,300 euro.

I pandehuri Fatlum Abazi akuzohet se gjatë periudhës 2011-2015 i jep borxh të dëmtuarit shuma të ndryshme të parave dhe mjete motorike, në të cilat llogaritë dhe merr fajde. Sipas aktakuzës, i dëmtuari ka marr nga i pandehuri para borxh në shumën totale prej 37,700 euro, derisa është dashur t’i kthej 80,350 euro.

Ndërsa i pandehur tjetër Rrahim Sallahu, akuzohet se gjatë periudhës 2012 e deri në ditën e arrestimit, i dëmtuari kërkon dhe merr 7.000 euro borxh, i cili borxh pas tre muajve, në emër të fajdesë bëhet 10.000 euro, pastaj më vonë merr edhe shumën prej 4.000 euro, për t’ia kthyer 4.400, për çka si garancion lë veturën e tipit “Golf 5”, në vlerë prej 6.500 euro. Pastaj, gjithnjë sipas aktakuzës, në shkurt të vitit 2014, prapë i dëmtuari kërkon dhe merr borxh nga i pandehuri Sallahu shumë prej 20.000 euro, me kamatë mujore prej 5%.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img