8.2 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

“Falënderoj nënkryetarët, kryesinë, strukturat…”, Mjekiqi nuk ka falënderim vetëm për Abdixhikun

Shqipe Mjekiqi ka konfirmuar sot (e enjte) dorëheqjen nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Mjekiqi tha se arsyeja që qoi në marrjen e këtij vendimi ishte mungesa e hapësirës për të kontribuar, derisa ka thënë se edhe përgjegjësitë dhe kompetencat i kishte të kufizuara në raport me pozitën që kishte.

Ndër të tjera, Mjekiqi falënderoi të gjithë nënkryetarët e partisë, kryesinë dhe strukturat e LDK’së. Por, një falënderim nuk e pati për kryetarin Lumir Abdixhiku.

Falënderoj nënkryetarët tjerë, anëtarët e Kryesisë si dhe gjithë strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës për mbështetjen. Poashtu, falënderoj familjen time dhe miqtë e shumtë pa përkrahjen e të cilëve ky rrugëtim, sado i shkurtër, do të ishte i pamundshëm”, ka shkruar Mjekiqi.

Tutje, ajo ka thënë se do të “vazhdoj të mbetem me gjithë qenien time në themelet e Lidhjes Demokratike të Kosovës”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img