7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

“Falja e Gjakut” i shpërblyer në Berlinale do të shfaqet në Prishtinë (Video)

Me skenar të Joshua Marston dhe Andamion Murataj dhe me regji të Joshua Marston filmi “Falja e Gjakut”, që është shpërblyer me çmimin “Silver Bear”, në Berlinale për skenarin më të mirë, do të prezantohet edhe në Prishtinë.
Ky film do të shfaqet më 10 nëntor në Klubin M, kurse kjo ngjarje organizohet nga Termokiss, shkruan KultPlus. Filmi do të shfaqet prej orës 20:00 , kurse pas filmit do të jetë i pranishëm edhe aktori kryesor i këtij filmi Tristan Halilaj, i cili do të flasë edhe për eksperiencat që i ka dhënë ky film.
Në këtë film, përpos Tristan Halilaj, luajnë edhe: Ilire Vinca, Rafet Abazi, Zana Hasaj, Erjon Mani, Luan Jaha, Çun Lajçi, Veton Osmani, Selman Lokaj… Filmi është realizuar në vitin 2011.
Babai dhe xhaxhi i tij mbysin një komshi, dhe pas kësaj, një adoleshenti shqiptar i rrezikohet jeta për shkak të një gjakmarrje të “ligjshme”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img