9.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Festivali ndërkombëtar ‘Mural-Fest’

Murali në ballinën e ndërtesës së hotelit “Libeten”, në qendër të qytetit të Ferizajt, që llogaritet nga muralet e para në Kosovë, ka shërbyer si motiv që në këtë qytet të lindë ideja për organizimin e një Festivali me karakter ndërkombëtar e që ka të bëjë me punimin e muraleve.
Kryetarja e shoqatës së piktorëve të Ferizajt “Zef Kolombi”, Lebibe Topalli, ka thënë për “Zërin”: “Këtë shtator do të fillojmë me tre murale në qytetin e Ferizajt, ku në realizimin artistik të tyre do të marrin pjesë nga 5 artistë në çdo mural. Pra në përgjithësi do të jenë 15 artistë”.
Përveç muraleve në këtë Festival do të ketë edhe punime të grafiteve me spërkatës dhe piktura 3D në rrugë. Gjithashtu kjo javë, nga 16 deri 22 shtator, do të ketë debate të ndryshme artistike e arkitekturore, konferencë mbrëmjeje etj.
“Festivale të muraleve ka në disa shtete të Evropës e sidomos në Amerikë, por në regjion, pra në Ballkan do të jetë i pari i këtij lloji. Konkursi për logon fituese e videon promovuese ka përfunduar, ndërsa konkursi për tri skicat fituese për murale, e që kanë vlerë nga 300 euro deri në 900 gjithsej, është ende i hapur për aplikantët”, ka thënë kryetarja e piktorëve, Lebibe Topalli.
“Ideja për organizimin e këtij festivali është e hershme, por fakti që edhe kamerieri në hotelin ‘Libeten’ është murali i parë në qytet, ishte një motiv shtesë për ta mbështetur këtë ide”, ka thënë piktorja Topalli.
Në fakt në qytetin e Ferizajt është vazhduar me murale. Më 2004 është punuar murali me temën “Integrimi drejt Evropës”, më pas, përkatësisht më 2015, është punuar muralin për nder të 8 Marsit – Ditës së Gruas, me temën “Bashkimi familjar”. Ndërsa më pas, me disa artistë të rinj u vazhdua me aktivitetet tjera, me moton “T’i japim ngjyrë qytetit”.
Këshilli i këtij Festivali nuk është i përbërë vetëm nga anëtarët, përkatësisht artistët e shoqatës “Zef Kolombi” të qytetit të Ferizajt, por edhe më gjerë.
Ky festival ishte planifikuar të mbahej më herët, por është shtyrë shkaku i mungesës së mjeteve. I gjithë këshilli është në kërkim të donatorëve, të cilët do të kenë vullnetin e mirë për ta mbështetur këtë Festival, ndërsa komuna me buxhetin e saj për kulturë nuk është në gjendje t’i përballojë të gjitha shpenzimet për një aktivitet të tillë ndërkombëtar.
Kështu qytetit të Ferizajt i shtohet edhe një Festival i ri karshi disa festivaleve tjera që kanë krijuar një traditë të mirë, siç është ai i teatrove të Kosovës, i cili mbahet menjëherë pas këtij Festivali të muraleve. Por fakti që ky festival pretendon të jetë me karakter ndërkombëtar bën një fakt të veçantë për kulturën jo vetëm në Ferizaj, por edhe në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img