8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Festivali “Sunny Hill” edhe këtë vit mbahet në parkun e Gërmisë

Festivali “Sunny Hill” bëhet e ditur se edhe këtë vit do të mbahet në parkun e Gërmisë.

Kështu kanë njoftuar në një deklaratë të përbashkët Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ata thonë se për shkak të kufizimeve të hapësirës në Gërmi, festivali sivjet do të ketë kapacitet të kufizuar të pjesëmarrësve.

Njoftimi i plotë i tyre (pa ndërhyrhje):

“Sunny Hill Festival, Komuna e Prishtinës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ministritë e linjës në Qeverinë e Republikës së Kosovës janë pajtuar që edicioni i këtij viti i Sunny Hill Festival të mbahet në parkun e Gërmisë, me ç’rast janë siguruar lejet e nevojshme.

Për shkak të kufizimeve të hapësirës në parkun e Gërmisë, Sunny Hill Festival këtë vit do të ketë kapacitet të kufizuar të pjesëmarrësve, përkundër potencialit dhe nevojave në rritje që i ka festivali.

Sunny Hill Festival zotohet se e gjithë hapësira e parkut që do të merret në shfrytëzim do të përdoret me kujdes të shtuar, dhe se pastrimi dhe rigjenerimi i parkut do të bëhet në afat rekord, edhe me investimet e nevojshme nga ana e Sunny Hill Festival.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ministritë tjera përkatëse, bashkë me Komunën e Prishtinës janë zotuar të ofrojnë mbështetje të plotë për realizimin e një edicioni të jashtëzakonshëm të Sunny Hill Festival në Prishtinë më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022″. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img