9.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

FFK reagon pas video-skandalit Munishi – Gashi

Federata e Futbollit të Kosovës do të ndjekë deri në fund të gjitha skandalet për kurdisje të ndeshjeve në futbollin kosovar

Eroll Salihu, sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës,  nuk e ka parë ende video-skandalin mes trajnerit të Dirës, Ismet Munishit dhe gjyqtarit, Bajram Gashi

Por, Salih ka deklaruar se FFK do të ndjekë deri në fund të gjitha skandalet për kurdisje të ndeshjeve në futbollin vendor.

“Kemi dëgjuar për këtë video, por nuk i kemi shikuar me vëmendje akoma. Unë dhe Fadil Vokrri jemi në kongres të FIFA-s dhe do të shohim incizimet deri sot pasdite. Pastaj do të flasim për këtë. Këtyre seneve do t’iu shkojmë deri në fund përndryshe s’ia vlen kështu”, ka thënë Salihu.

Në një video të publikuar nga “IndeksOnline” shihen trajneri i Dritës, Ismet Munishi, dhe gjyqtari Bajram Gashi. Ky i fundit, gjatë bisedës, mburret që vitin e kaluar ia ka siguruar fitoren Dritës ndaj Prishtinës.

Madje, kjo bisedë ishte bërë në prani të delegatit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Ali Ajetit.Por, akterët e përfshirë në këtë vieo-skandal kanë dhënë versionet e tyre për Express, derisa thotë se “ishin vetëm llafe të kafeve”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img