10.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

FIBA dënon Prishtinën dhe Pejën

Prishtina dhe Peja janë gjobitur nga FIBA për mosrespektim të kontratave ndaj trajnerëve dhe lojtarëve
Sigal Prishtina e Peja nuk do të mund të llogarisin në gjithë buxhetin që kanë për stinorin që po vjen. Një pjesë të buxhetit duhet të ndajnë edhe për lojtarët e trajnerët që i kanë përzënë nga klubi më herët.
Kampionia Prishtina dhe nënkampionia Peja, do të paguajnë dëmshpërblime të majme shkaku i mosrespektimit të kontratave me ish-basketbollistët e huaj gjatë tri edicioneve të fundit, shkruan sot Koha Ditore.
Prishtina ka humbur betejën me një basketbollist – Nate Bowie dhe një trajner të huaj – Ceyhun Cabadak në Tribunalin Arbitrar të Basketbollit (BAT) në kuadër të FIBA-s, derisa Peja ka humbur betejën me një basketbollist – Frederick House
Kështu, Prishtina gjobitet me 52 mijë euro nga FIBA, derisa Peja me 33 mijë euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img