4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Fillon kampionati anglez, këto janë duelet e javës së parë (Foto)

Premierliga starton sot me ndeshjet e xhiros së parë të edicionit të ri 2016/17.
Njëra ndër ligat më të forta në botë, Premierliga angleze do të nisë sot edicionin e ri, me ndeshjet e xhiros së parë.
Ndeshjen hapëse do ta zhvillojë kampioni në fuqi, Leicester City, e cila ndeshjen e parë do ta zhvillojë në udhëtim te Hull City.
Ndeshja më interesante e kësaj xhiroje pritet të zhvillohet në Emirates Stadium, ku Arsenali i Granit Xhakës do të pres skuadrën e Liverpoolit.
Po ashtu shumë interesante do të jenë edhe përballjet e Manchester Cityt, Unitedit dhe Chelseat, skuadra këto që luajnë ndeshjet e para nën drejtimin e trajnerëve të rinj, Pep Guardiola, Jose Mourinho dhe Antonio Conte.
Xherdan Shqiri pritet të nisë edicionin e ri me Stoke Cityn kundër Middlesbrought, ndërsa Adnan Januzaj në ndeshjen e tij të parë me skuadrën e re Sunderland, do të ketë përballje shumë të vështirë në udhëtim kundër Manchester Cityt.
ndeshjet

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img