7.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Fillon Kongresi i FIFA-s, FFK i jep mbështetje Infantinos për mandatin e ri katërvjeçar

Në Kigali të Ruandës po zhvillohet Kongresi i 73-të i FIFA-s, një eveniment i rëndësishëm për futbollin botëror. Në punimet e këtij kongresi pritet që Gianni Infantino të rizgjidhet president i FIFA-s për mandat të ri katërvjeçar.

Në këtë Kongres, FFK përfaqësohet nga presidenti Agim Ademi, nënkryetari Bakir Burri dhe sekretari i përgjithshëm Taulant Hodaj, të cilët i kanë dhënë mbështetje presidentit aktual të FIFA-s.

FFK vlerëson punën e mirë të presidentit Infantino dhe e sheh atë si njeriun e duhur në krye të futbollit botëror. Ky i fundit ka bërë një punë të jashtëzakonshme për të rritur nivelin e futbollit në të gjithë botën, duke krijuar mundësi për të rinjët dhe duke përmirësuar kushtet e punës për futbollistët në gjithë globin.

FFK është krenare për bashkëpunimin e saj të ngushtë me FIFA-n dhe presidentin Infantino, i cili vitin e kaluar e vizitoi vendin tonë, duke  nxitur kësisoj edhe më shumë zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe në të gjithë rajonin.

Bashkëpunimi i mirë me FIFA-n ka sjellë ndryshime të rëndësishme në futbollin tonë dhe sukseset e arritura janë falë punës së përbashkët me UEFA-n dhe FIFA-n.

FFK e uron Gianni Infantinon për mandatin e ri, duke besuar thellësisht se ai do të vazhdojë të bëjë një punë të jashtëzakonshme për zhvillimin e futbollit kudo në botë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img