18.1 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Fillon takimi i Thaçit dhe Mustafës me Mogherinin

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini sapo ka nisur takimin me krerët e shtetit të Kosovës, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Paraprakisht, zonja Mogherini ka pritur në takim të ndarë krerët e Serbisë, presidentin Tomisllav Nikoliq dhe kryeministrin, Aleksandar Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Pas takimit me krerët e shtetit të Kosovës, të dyja delegacionit dhe zonja Mogherini do të kenë darkë të përbashkët pune.

Ky është takimi i parë në këtë cilësi nga të dyja shtetet që nga fillimi i dialogut në Bruksel, gjashtë vjetë më parë.

Temat priten të jenë të nxehta, marrë parasysh tentativat e Serbisë që të ndikojë sa më shumë në veriun e Kosovës dhe pas arrestimit të Ramush Haradinajt. /Lajmi.net/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img