18.1 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Fillon të realizohet një pilot projekt lidhur me Kancerin e qafës

Pas shumë pregatitjesh, në Komunën e Prishtinës në periudhën kohore (Korrik- Nëntor 2016) ka filluar të realizohet një pilot projekt lidhur me Screeningun e Kancerit të qafës së mitrës për femrat e moshës 25-50 vjeçare.
Qëllimi i këtij projekti është parandalimi dhe zbulimi i hershëm i bkësaj sëmundje të rrezikshme në këtë grup moshë. Në projekt do të përfshihen 2000 femra me shërbim gratis të cilat mund tëbëjnë termine dhe të kryejnë vizitën në tri Qendra Familjare tëKomunës së Prishtinës çdo të mërkure dhe të enjte gjatë javës
QKMF- te Qafa 11 30-13 00 dhe 16 30-18 00
QMF5- në Ulpianë 11 30-13 00 dhe 16 30-18 00
QMF6- te Kodra e Diellit 10 30-12 00
Për të caktuar termin dhe për më shumë informata mund tëkontaktoni në numrat e telefonit:
QKMF 038 248 934
QMF5 038 542 705
QMF6 038 553 844
Pilotimi i Screeningut të Kancerit të Qafës së Mitrës në Komunën e Prishtinës po bëhet për herë të parë jo vetëm në Prishtinë por në të gjithë Republikën e Kosovës. Për shkak se ky është një pilot projekt dhe numri do të jetë i kufizuar, kërkojmë mirëkuptim nga të gjitha gratë e interesuara që mund të mos përfshihen në këtë projekt, me besimin se kjo do të bëhet si procedurë e rregullt në Kujdesin Parësor Shëndetësor në Komunën e Prishtinës Në këtë screening, fillimisht do të përzgjedhen gratë nga familje me status të rënduar ekonomik, pasi që numri është i kufizuar dhe qasja e këtyre grave për bërjen e PAP-testit është më e vështirë.
Qëllimet e këtij pilotimi janë:
1. Screeningu i Kancerit të qafës së mitrës në nivel primar
2. Ndërtimi i kapaciteteve në kuadër të nivelit primar për screening
3. Ngritja e vetëdijes në Komunitet mbi rëndësinë e kontrollevetë rregullta me Pap- test
4. Ndërtimi i bashkëpunimit në mes të Kujdesit Parësor dhe Kujdesit Tretësor
5. Ndërtimi në të ardhmen i sistemit të screeningut të qafës së mitrës si shërbim i rregullt në KPSH
6. Hulumtimi mbi gjendjen aktuale me pilotimin e 2000 mostrave
Projekti është rezultat i bashkëpunimit në mes të Drejtoratit Komunal për Shëndetesi dhe Mirëqenje Sociale të Komunës sëPrishtinës, Bordit Nacional për Kontrollin e Kancerit, Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Institutit të Anatomisë Patologjike pranë Qendrës Klinike Universitare, mbështetur nga Fondi për Popullsi i Kombeve të bashkuara- UNFPA, Organizata Botërore e Shëndetësisë- OBSH dhe Aksioni për Nëna dhe Fëmijë – AMCH ./Prishtinapress.eu/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img