12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Filmat që i dhanë formë trashëgimisë së presidentëve

Filmat kanë ndikuar në mënyrën sesi ne i kujtojmë presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej Linkolnit deri tek Kennedy.

A do të ndodhë njësoj edhe me dy filma për jetën e presidentit Obama që do të shfaqen nëpër kinema në muajt në vazhdim? Shumë filma presidencialë duket të përmbushin pritje të caktuara për t’u realizuar: figura presidenciale duhet të ketë karizmë dhe dinjitet.
“Hollywoodi dëshiron ndjenjën reale të vendimeve që janë marrë, fjalë të mëdha që janë folur”, thotë Iwan Morgan, profesor i studimeve të ShBA-së në “University College London”, shkruan BBC. Në këtë aspekt aftësitë oratorike të presidentit Obama mund të jenë të shkëlqyeshme, por disa studiues mendojnë se prezantimi i tij në një film mund të paraqesë sfida të caktuara.
“Duhet të shohim nëse do të ketë ndonjë histori tjetër reale përveç asaj me racën”, thotë Toby Miller, profesori i njohur për media dhe kulturë në Universitetin e Kalifornisë.
“Është një histori me Clintonin dhe që lidhet me seksin, është një histori me Kennedyn dhe tragjedinë, është një histori me Nixonin dhe skandalin. Çfarë mund të jetë historia e Obamas përveçse ai është afrikano-amerikan?”.
Ka disa dakordime se dy mandatet e Obamas në Shtëpinë e Bardhë nuk janë karakterizuar me drama që të lënë me gojë hapur në mënyrë që një film për Obaman të mund të ndezë arkat filmike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img