14.2 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Filmi “Toka Brenda meje” me premierë në Tallin Black Nights të Estonisë

Filmi i metrazhit të gjatë “Toka brenda meje” me regji nga Fisnik Maxville do të ketë premierën në Festivalin e Filmit Tallin Black Nights në Estoni.

Kjo është bërë e ditur nga Qendra Kinematografike e Kosovës me një postim të shpërndarë në rrjete sociale.

Projekti ka për producent Valon Bajgorën, Yll Ukën, Britta Rindelaub dhe Thomas Reichlin.

Në rolet kryesore luajnë: Florist Bajgora, Luana Bajrami, Armend Smajli, Luan Jaha, Arta Mucaj-, Irena Aliu, Kumrije Hoxha, Meli Qena dhe Çun Lajçi.

Postimi i plotë (pa ndërhyrje):

“Filmi i metrazhit të gjatë artistik “Toka brenda meje” me regji nga Fisnik Maxville, do të shfaqë premierën në festivalin e filmit Tallin Black Nights në Estoni, njërin prej festivaleve më të mëdha të filmit në Evropën Veriore, njëherit edhe festival i kategorisë “A”, i cili do të mbahet përgjatë datave 11-27 nëntor 2022.
Filmi përcjellë Remon i cili pas vitesh në mërgim kthehet nga Gjeneva në vendinlindjen e tij në Kosovë. Dashuria e tij e parë, Una, e thërret për ta informuar për vdekjen e afërt të patriarkut të familjes dhe zhvarrosjen e një varri masiv. Duke u kthyer në fshatin e tij pas një mungese dhjetë vjeçare, Remo do të duhet të përballet me të kaluarën dhe të tashmen e tij.

Filmi ka për producent Valon Bajgorën, Yll Ukën, Britta Rindelaub dhe Thomas Reichlin. Në rolet kryesore luajnë: Florist Bajgora, Luàna Bajrami, Armend Smajli, Luan Jaha, Arta Mucaj-, Irena Aliu, Kumrije Hoxha, Meli Qena dhe Çun Lajçi.

“Toka brenda meje” është realizuar me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Federal Office for Culture, Cinéforom, Loterie romande, Media Desk Suisse, Suissimage dhe FOCAL, në bashkprodhim me RTS Radio Télévision Suisse.

11-27 nëntor 2022”. /Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img