16.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

“Flaka e Janarit”, u dedikohet të gjithë të rënëve për liri

Shpresa Kurteshi-Emini, nga Këshilli Organizativ i Festivalit të Dramës “Talia e Flakës”, i cili mbahet në kuadër të “Flakës e Janarit”, ka deklaruar se “Flaka e Janarit është një organizim i madh mbarëkombëtar dhe në vende bart edhe vlerat e tij kulturore.

“Ky manifestim i dedikohet të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ajo sot në “Emisionin e Mëngjesit”, në RTK. Sipas saj deri tani ka shkuar sipas parashikimeve.

“Flaka ka filluar me 11 të këtij muaji. Kemi pasur disa aktivitete, si homazhet tek varrezat e dëshmorëve, akademi për presidentin Rugova etj”, ka thënë ajo.

Sipas saj ka pasur efekt dhe shikuesit e kanë pritur shumë mirë këtë Manifestim.

Ajo ka folur për Festivalin e Dramës “Talia e Flakës”, i cili ka edhe karakter garues.

“Sot do të jetë shfaqja “Aktori në Kuti”, nga Prishtina, nesër do të jetë shfaqja “Ikja nga Gjermania, po ashtu nga Prishtina. Ndërsa me 27 janar do të shfaqet “Askushi”, nga Durrësi”, ka theksuar ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img