9.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

FMN vëzhgon Kosovën

Në vazhdën e vizitave të rregullta të Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Ministri i Financave Avdullah Hoti ka pritur sot në takim delegacionin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Jacques Miniane.
Me këtë rast, ministri Avdullah Hoti i informoi përfaqësuesit e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për zhvillimet ekonomike, për performancën e të hyrave buxhetore gjatë vitit 2016, në veçanti ato tatimore që janë duke performuar shumë mirë, si dhe për shpenzimet buxhetore të cilat janë në linjë me planifikimet.
Ai gjithashtu i njoftoi përfaqësuesit e Misionit të FMN-së për Buxhetin e vitit 2017 që është paraparë të jetë në vlerën 2 miliardë euro, i cili tashmë është miratuar në Qeveri dhe është proceduar në Kuvend për aprovim.
Ndërsa, shefi i Misionit për Kosovë Jacques Miniane e vlerësoi lart përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për përmbushjen dhe ecuritë pozitive të programit me FMN-në.
Të dy palët u pajtuan për të vazhduar me bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, si dhe implementimin me sukses të Programit Stand-By. Ndër temat e tjera, gjatë kësaj vizite një vëmendje e veçantë do ti kushtohet çështjes së skemës së veteranëve të luftës dhe nevojës për gjetjen e një zgjidhje afatgjate të kësaj çështje.
Ekipi i FMN-së do të qëndroj në Kosovë deri më 18 nëntor, ku përveç takimeve me Ministrinë e Financave do të kenë takime edhe me përfaqësuesit e institucioneve tjera në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img