5.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Fotografitë e dy personave që po kërkohen, çuan në Spitalin e Ferizajt një 20 vjeçare pa ndjenja

Gazeta Insajderi ka arritur t’i siguroj fotografitë e dy personave në kërkim nga Policia e Kosovës që u zhduken pasi lanë në Spitalin e Ferizajt një 20 vjeçare pa shenja jete.

Insajderi merr vesh se fotografitë e tyre janë nxjerrë dhe janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare dhe të gjitha drejtoritë e Policisë së Kosovës.

Po ashtu, mësohet se vetura me të cilën u dërgua viktima në spital është “Audi A8” me ngjyrë të zezë dhe ka targa të Zvicrës.

Të dielën rreth orës 13:00 u raportua se një vajzë e moshës 20-vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendren Emergjente në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se viktima është dërguar në spital nga disa persona të cilët pastaj janë larguar.

“Rreth orës 15:08 e kemi pranuar informatën se një vajzë rreth moshës 20 vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendren Emergjente. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i zhvillon hetimet”, tha Veseli./Insajderi.org/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img