10.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Frashëri i Madh i harruar nga institucionet komunale të Mitrovicës

Tre kilometra larg Mitrovicës gjendet fshati Frashër i Madh, por sipas banorëve, ky vend ka mbetur i harruar nga institucionet komunale.

Banorët e fshatit ankohen për shumëçka, duke thënë se jeta u është bërë shumë e vështirë. Por para së gjithash, problemin më të madh e kanë me rrugën e paasfaltuar, transmeton KTV.
Ndonëse komuna u pati premtuar zgjidhje për këto probleme, gjendja mbeti e pandryshueshme.
Për të gjetur një zgjidhje, Xhavit Bajraktari nga ky fshat, i cili jeton në Gjermani, ka iniciuar një kërkesë te kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, që të paktën rruga të asfaltohet.
Sipas tij, Bahtiri i ka premtuar se komuna do të ndajë 5000 euro për rregullimin e kësaj rruge, por që një shumë duhet ta sigurojnë edhe banorët.
Në një prononcim me telefon, kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka thënë se ka filluar instalimi i rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit dhe rruga do të asfaltohet pas përfundimit të këtyre punëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img