12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

FSK dislokohet në Poligonin ushtarak në Krivollakë të Maqedonisë së Veriut

Në kuadër të Ushtrimit Ndërkombëtar “Defender Europe 23”, Forca e Sigurisë sē Kosovës, ka dislokuar sot një kompani të regjimentit të Kēmbēsorisë në Poligonin Krivollak të Maqedonisë së Veriut, që do bashkangjitet Batalionit multi-nacional për zhvillimin e trajnimit të përbashkët.

Në njoftimin e bërë nga FSK thuhet se, kompania ka për objektivë demostrimin e performancës dhe ndërveprueshmërinë ushtarake përkrah forcave të shteteve partnere.

“Forca e Sigurisë së Kosovës, Forcë e gatshme për të kontribuar në çdo mision të paqes aty ku kërkohet”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, qytetarët e Kosovës të dielën mund të shohin nga afër një pjesë të njësive, pajisjeve dhe automjeteve të ushtrisë së vendit. Për herë të parë në Kosovë po organizohet dita promovuese e ushtrimit më të madh ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe 23”.

Ceremonia zyrtare do të fillojë në orën 11:00.

Kosova ka qenë nikoqire e këtij ushtrimi edhe në vitin 2021, por sivjet Forca do të ketë pjesëmarrje më të madhe, me mbi 1300 pjesëtarë.

Ndërsa, janë mbi 300 pjesëtarë të njësive partnere që do të zbarkojnë bashkë me FSK-në në Babaj të Bokës të Gjakovës – vendi ku do të zhvillohet ushtrimi nga data 21 maj deri më 2 qershor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img