12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

spot_img

“FSK është model amerikan, plagosja në Shtërpcë është veprim krejt individual”

Gjdo përdorim arme i pa autorizuar sanksionohet, e sidomos në rastet kur nga përdorimi i saj pësojnë njerzit. Qoftë plagosje apo edhe më keq.

Por janë organet e rendit dhe prokuroria që me punën e tyre, e zbradhin rastin dhe i japin epilog përmes një gjykimi të drejtë nga gjykata.

Sikur të ishte situata normale në Kosovë edhe rasti i sotëm i plagosjes së dy qytetarëve tanë në Komunën e Shtërpcës do të ishte trajtuar si vepër penale dhe organet përgjegjëse do të kryenin punën e tyre në qetësi.

Ska dyshim që pjesëtari i FSK nëse vërtetohet si rastë do të marrē dënimin. Por edhe nga FSK që në këto raste reagon me automatizëm dhe sanksionin. Por e di shumê sigurtë që FSK, që kurr ama bash kurr nuk lejon urretje ndëretnike nê rradhêt e saj.FSK është model për krejtë ushtrit në regjion e sidomos pêr ushtrin serbe se si funksionin multietniciteti, tipike model amerikan. Pra si veprim është krejtë individual.

Po lexojë lloj lloj shkrimesh, që kur ska informata ende, ështê e kuptueshme.

Por qka është me e keqja e gjithë kësaj, duke pasur parasysh gjendjen e fundit politike në veri të vendit, dhe propagandën e tmerrshme nga Serbia, gjoja për rrezikun që kanë serbêt në Kosovë, pra përpjekja e tyre që edhe këtë rastë, që ndoshta është thjeshtë vepër penale pa motive politike dhe ndêr etnike, ta shfrytêzojnë siq bëjnë gjdo herë. Serbia zyrtare asnjëherë se ka hallin e serbëve lokal nê Kosovë, por përmes propagandës të përpiqet që Kosova të del keq para opinjonit ndërkombëtar.

Hipotekishtë shtrojë disa pyetje, duke pasur parasysh situatën e para disa javëve në veri, dhe bllokadat e tyre, lëvizje të njerzve me maska, provokimet e shumta të njerzve që shfrytëzonin ato rrugë me familje, a thua a mund të ketë pasur diqka të till edhe sot në në rastë ?!

Thjeshtë Ne nuk e dim, andaj unë besojë që organet tona shumë shpejtë do ti japin epilog këtij rasti tragjik, me fat të madh që dy të plagosurit kanë shpëtuar. Që gjithë neve në Kosovë na bënë të ndihemi mirë dhe urojë për shëndetin e tyre.

Personalishtë e njohë familjen Kurtaj. Një familje që për lirin e Kosovës dha shumë, janë dy dëshmor të saj, Danush dhe Xheladin Kurtaj.

Në vitin 1998 shtëpia e familjes ishte strehë dhe bazë e UÇK. Në atë shtëpi u zhvilluan luftime dhe u vran tre dëshmor Agim Bajrami Xheladin Kurtaj dhe Besnik Begunca.Aty u zhvillua betejë e madhe, ata ranë në altarin e liris, dhe krejtë kjo betejë në atë ditë, ndodhi në shtëpin e rrethuar të familjes Kurtaj, dhe krejtë betejën deri në vrasjen e të birit Xheladinit e pa me syt e saj lokja Emine, nëna e dëshmorit.Tre u vranë aty në shtëpi, e djalin tjetêr të lokes Emine u rrah barbarishtë aty, u morë nga forcat serbe dhe u vra më pas në burgun e Dobravës.

Lokja Emine mblodhi grat dhe fëmijët e familjes në shtëpin e shkatërruar dhe të djegur.

Familja Kurtaj pasi përfundimit të luftës, vazhdojë jetën me nderë dhe familje e qet skajshmêrishtë. Familje tipike shqiptare që kurr nuk mbolli urretje edhepse asajë ia vranë dy burra.

Andaj, e di dhe jam i sigurtë që organet tona shtetërore do ta zbradhin këtë rastë, duke marrë faktet e vërteta tê cilat do ia ofron qytetarëve të Kosovës përmes verdiktit gjygjêsor.

Qytetarët e Kosovës janë të vetëdijshmëm pêr situatën që jemi duke kaluar dhe se ata do janë pjesë e ruatjes së siguris dhe qetësis në Kosovë.
Serbia zyrtare sigurishtë do e humbë edhe këtë betejë të propagandës së tyre!

Afrim Veseli, ushtarak në pension

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img