18.1 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

FSK gjen në afërsi të lumit Llap trupin e pajetë të personit të zhdukur me inicialet N.O

Ushtarët e FSK-së kanë arritur që ta gjejnë sot trupin e pajetë të personit të zhdukur me inicialet N.O në zonën në afërsi të lumit Llap në fshatin Lupç i Poshtëm i Komunës së Podujevës.

Pas evakuimit të viktimës trupi i pajetë është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme.

Njoftimi i plotë:

Ekipet e Kërkim Shpëtimit të FSK-së, gjejnë trupin e pajetë të personit të zhdukur.

Pas marrjes së njoftimit nga  Qendra e Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për një person të zhdukur, Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë të gjitha masat, duke angazhuar ekipet e Kërkim Shpëtimit malor, ujor dhe K9 të Gardës Kombëtare, të cilat kanë punuar në koordinim me Policinë e Kosovës, gjithashtu të angazhuar në këtë operacion kërkimi kanë qen  një numër i madh i vullnetarëve. 

Pas kërkimeve intensive sot ekipet e Kërkim Shpëtimit ujorë të FSK-së, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të personit të zhdukur me inicialet N.O, në zonën në afërsi të lumit llap në fshatin  Lupq i poshtëm i komunës së Podujevës.

Pas evakuimit të viktimës trupi i pajetë është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img