8.2 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

FSK-ja filloi aksionin humanitar për dhurimin e gjakut (Foto)

Sot, në mjediset e Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës (MFSK), filloi aksioni humanitar për dhurimin e gjakut, i cili  do të vazhdojë për dy javë në të gjitha kazermat e FSK-së.

Aksioni është organizuar nga Departamenti për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak në bashkëpunim me Departamentin e Mjekësisë të MFSK-së, dhe po realizohet nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut dhe Kompania e Mjekësisë e FSK-së.

Ky aksion humanitar, ka disa vite që realizohet në FSK gjatë dy fazave brenda vitit. Sipas menaxherit për marketing të QKTGJK-së, zoti Fadil Mahmuti, interesimi i pjesëtarëve të FSK-së dhe stafit civil të Ministrisë së FSK-së, është  tejet i madh.  Që në ditën e parë, këtij aksioni i janë  përgjigjur mbi 30 pjesëtarë të MFSK-së.

FSK-ja, tashmë e ka bërë  traditë organizimin e aksioneve humanitar për dhurimin e gjakut, me moton;  një pikë gjak për shpëtimin e një jete, thotë dr. Xhevdet Tahiraj, drejtor i Departamentit të Mjekësisë në MFSK.

Aksioni humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, që nga dita e sotme, do të vazhdojë edhe  për dy javë rresht në të gjitha kazermat e FSK-së.

TEMAT:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img