10.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Ftohja e marrëdhënies me Kristin, Keisi: U verbova, por mu hapën sytë

Marrëdhënia e Keisit me Kristi në shtëpinë e BBV, duket se është ftohur pas daljes së babait të saj, Sabianit. Çifti janë distancuar nga njëri-tjetri dhe kjo sipas Keisit ka ndodhur për shkak se “iu hapën sytë”.

Gjatë një bisede me Antonetën, ajo tregoi shumë gjëra kanë qenë të imponuara dhe “u verbua”, megjithatë tani ka arritur të dalë nga ajo vorbull e të kuptojë se çfarë po ndodh.

Keisi rrëfeu se nuk ka rënë në dashuri me Kristin dhe nuk e di ende se çfarë ndjen.

“Shumë gjëra kanë qenë të imponuara, unë e mora mesazhin tim dhe dola nga ajo vorbulla. Ishim vetëm këtu dhe u verbova. Thashë 1 sekondë çfarë po ndodh dhe mu hapën sytë. Nuk kam rënë as në dashuri, se të nuk do kisha turp ta pranoja. Nuk ka më bukur se sa të biesh në dashuri, por kanë ndodhur gjërat shpejt dhe se kuptoj çfarë po bëhet. Nuk e di se çfarë ndjej, tani do dal e keqe. Unë jam e ftohtë, nuk të vij nga mbrapa të përqafoj”, tha ajo.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img