4.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Fuga kritikon Ramën: Boll u solle me popullin si bagëti, ja kushtet që të fusin në BE!

Debatit për integrimin e vendin në Bashkimin Evropian u është bashkua edhe akademiku i njohur Artan Fuga.

Përmes një statusi në Facebook, akademiku kritikon ashpër kryeministrin e Shqipërisë që sipas tij retorikën e bllokimit të negociatave për shkak të Vettingut, e ka justifikim për të gënjyer qytetarët.
Teksa liston një sërë kritikash dhe të drejta qytetare që mungojnë në Shqipëri, Fuga thekson se vetëm atëherë vendin dhe politikanët kanë të drejtë të bërtasin “Europë”
Reagimi i Akademikut Artan Fuga:
Kushte suplementare për t’u integruar në BE
– Kur për çdo pulë të therrur dhe të vendosur në një frigorifer shtëpie ose dyqani, kur ndërpritet energjia elektrike dhe pula shkrin, gjobën disa herë sa çmimi i pulës ta paguajë operatori me të cilën është lidhur kontrata e furnizimit me atë energji.
– Kur për cdo dëmtim të një qytetari që rrëzohet në rrugë si pasojë e një hendeku ose trotuari të parregulluar, gjobën si edhe dëmshpërblimin, përpos shpenzimeve të mjekimit të tij, t’i paguajë bashkia.
– Kur për çdo autoveturë që thyhet nga gropat në rrugë, shpenzimet dhe gjobën për këtë dëmtim ta paguajë ministria e transporteve ose bashkia që mbulon atë zonë.
– Kur për cdo vonesë më shumë se 30 minuta të një treni, autobuzi ose avioni, udhëtari të dëmshpërblehet me çmimin e biletës së prerë.
– Kur për cdo sëmundje mushkërish, dëmin personal si shpenzimet e mjekimit t’i paguajë ministria e shëndetësisë, e mjedisit ose bashkia që kontrollon territorin e tejndotur.
– Kur uji në të gjithë territorin e Republikës të vijë 24 orë dhe pa nevojën e depozitave dhe pompave të pallateve që rëndojnë buxhetin e banorëve.
– Kur bashkitë të selektojnë mbetjet urbane sipas klasifikimit të tyre dhe t’i riciklojnë pa ndotur mjedisin.
– Kur për cdo qytetar, edhe administratori më i lartë publik të detyrohet t’i plotësojë kërkesën për informacion brenda tre ditësh.
– Kur për çdo kastravec të shitur, kungull me ose pa fara, për çdo shalqi, kilogram mishi, për cdo copë sallami, suxhuku, ose salçiçeje, të dihet origjina nga ana e konsumatorit, lëre pastaj për çdo kokër limoni, kumbulle, qershie, a rrushi.
– Kur në administratë të mos ketë asnjë nëpunës të pranuar sepse është antar i ndonjë partie, por me konkurs të rregullt.
– Kur për çdo të sëmurë për të cilin jepen mjekime të gabuara dhe medikamente jashtë standardit, gjobën, dëmshpërblimin dhe zhdëmtimin i paguan shteti, spitali apo ministria.
Le t’i lemë historitë me vetingje, mitingje, lobingje, etj., por t’u japim të drejtat që u takojnë qytetarëve të trajtuar si derra dhe bagëti, si qenie pa tru dhe si skllevër.
Atëhere të bërtasim : “Europë, Europë!”
Kush nuk u jep qytetarëve këto të drejta, ai e pengon integrimin shqiptar në BE.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img