6.1 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Gabimi që ndodhi dje me Projektligjin për Trustin

Një keqkuptim ndodhi dje në një mbledhje të Komisionit për Buxhet dhe Financa. Fillimisht u tha se Projektligji për Trustin ka kaluar, e pak më vonë doli se diçka ishte gabim.

Në Komisionin për Buxhet u tha se u miratua në parim Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet pensionale të Kosovës, përmes të cilës mundësohet tërheqja e 30 për qind të kursimeve nga Trusti.

Miratimi i këtij projektligji u tha se është bërë me 4 vota pro, 3 kundër dhe 2 abstenime.

Por, disa orë më pas, përkundër që në mbledhjen e Komisionit për Buxhet dhe Financa ishte konstatuar votimi në parim i Projektligjit që mundëson tërheqjen e mjeteve të Trustit, kryetari i KomisionitArmend Muja tha se në bazë të Rregullores së re të Kuvendit të Kosovës nuk ka kaluar ky projektligj.

Deputeti Muja në mbledhjen e radhës të këtij komisioni që po mbahej më pas, tha se nuk ka pasur vota të mjaftueshme për Trustin. Sipas tij, do të duhej të ishin 5 vota për, jo katër./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img