Kurse, Ministria e Bujqësisë për përfitimin e granteve ka poentuar përfituesit që nuk i ka takuar asnjë pikë.
Kështu shkruan në raportin e vitit 2015 të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, ku theksohet se pasi janë vërejtur këto gabime, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka filluar korrigjimet në Departamentin e Thesarit, si dhe të kërkojë kthimin e mjeteve nga përfituesit.
Auditori thotë se nga testimi i vlerësimit të aplikacionit dhe dëshmive për përfitimin e grantit “Ujitja e Tokave Bujqësore” në vlerë 160.000 euro, ka vërejtur parregullsi në poentimin e përfituesit.
Në kuadër të buxhetit për Investime Kapitale, Agjencia Pyjore e Kosovës (APK) për secilin vit krijon shpenzime sipas planeve menaxhuese për pyjet publike dhe tokat pyjore si p.sh. pyllëzimet e sipërfaqeve të zhveshura dhe mirëmbajtja e pyjeve.
APK sipas Auditorit,këto investime kapitale të kryera në pyjet dhe tokat pyjore që nuk janë në pronësi të saj i ka regjistruar si kapital tjetër në regjistrin e pasurisë.
Megjithatë, Auditori sqaron se sipas rregullave financiare organizata buxhetore financuese duhet të regjistrojë transaksionin në kategorinë e investimeve në vijim deri në momentin e përfundimit të pasurisë, e pastaj t’i transferohet organizatës përkatëse.