• Lajme
    • Botë
  • Kryeqyteti
  • Ekonomi
  • Rajoni dhe Bota
  • Shëndetësi
  • Magazinë
  • Sport
  • Technology
  • Kuzhina
Search
Logo
Logo
Sign in
Welcome! Log into your account
Forgot your password? Get help
Password recovery
Recover your password
A password will be e-mailed to you.
11.6 C
Pristina
Monday, March 20, 2023
Sign in / Join
  • Blog
  • About
  • Contact

Buy now

Facebook
Instagram
Twitter
Vimeo
Youtube
Logo
spot_img
  • Lajme
    • Botë
  • Kryeqyteti
  • Ekonomi
  • Rajoni dhe Bota
  • Shëndetësi
  • Magazinë
  • Sport
  • Technology
  • Kuzhina
  • Lajme
    • Botë
  • Kryeqyteti
  • Ekonomi
  • Rajoni dhe Bota
  • Shëndetësi
  • Magazinë
  • Sport
  • Technology
  • Kuzhina
HomeMagazinë
Magazinë

Ganimete Musliu mbështet Xhulin në BBVK: Ia uroj fitoren gruas që i është ekspozuar agresivitetit të tre burrave

By PrishtinaPress
15/03/2023
0
324
Facebook
Twitter
Pinterest
WhatsApp

    Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova do të mbahet këtë të premte, 17 mars dhe tashmë ka nisur mbështetja publike për finalistët.

    Në mes Xhulit, Stresti, Vedati, Artani dhe Mbresës njëri prej tyre do të jetë fituesi i edicionit të parë të BBVK.

    Një përkrahje publike për fitore ka ardhur për modelen Xhuli Nura nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.

    Foto: Juliana Nura/Instagram

    Në një status të gjatë në Facebook, Musliu ka thënë se gratë duhet të mbështesin gratë dhe sipas saj në këtë nuk duhet të bëhet asnjëherë kompromis, as atëherë kur ajo nxitohet, bënë gabime dhe herë pas here rrëzohet.

    Tutje sipas Musliut Xhuli i është ekspozuar agresivitetit të tre burrave dhe këtë vetëm për shkak të çmimit prej 200 mijë eurosh.

    Më poshtë postimi i plotë i Musliut pa ndërhyrje:

    Ti mbështesësh gratë dmth të kesh guxim ta mbështesësh çdo grua kushdo qoftë ajo, jo vetëm ato gra qe ty të leverdisë.
    Gratë duhet të mbështesin gratë. Këtë fjali duhet ta kemi maksimë. Me këtë qasje nuk duhet të bëjmë kompromise, as atëherë kur një grua nxitohet, bënë gabime dhe herë pas herët rrëzohet.
    Sot, para syve të publikut, në emër të një „spektakli“ po maltretohet dhe po ofendohet një grua. Kjo grua i është ekspozuar agresivitetit të tre burrave të cilët e kanë humbur fare dhe e vetmja gjë që ata shohin janë ato 200. 000 euro. Dhe sikur të mos mjaftonin tre burra, produksioni i futi edhe ish banorët, shumica dërmuese e të cilëve u kapën në vallen e sulmeve personale dhe ofendimeve grupore.
    Si format këtë lloj spektakli do ta ndaloja sepse nuk eksperimentohet me njerëz, por meqenëse nuk varet nga unë, për hir të njerëzores në rend të parë, për hir se kjo grua rrjedh nga një fis meritor dhe për faktin se ata që po e sulmojnë nuk janë as edhe një çik më të mirë, unë sot them: Forca Juliana.
    Askush nuk ka të drejtë ta ofendoj një grua.
    Askush nuk ka të drejtë ta gjykoj një grua.
    Heshtja sot, na kushton nesër.
    Në minutat e fundit të finales dua ti shoh dy gra e që janë JULIANA dhe MBRESA por pa asnjë dyshim fitoren ja uroj asaj qe është nga dita e parë në këtë shtëpi, JULIANA NURA!

    Share
    Facebook
    Twitter
    Pinterest
    WhatsApp
      Previous article
      Kurti takohet me Presidenten e Parlamentit Evropian, flasin për takimin e 18 marsit në Ohër
      Next article
      “Mashtrues”, “ i botës serbe” – Haradinaj i kthehet opozitarizmit ndaj Kurtit
      PrishtinaPress

      Artikuj të ngjashëm

      Baner

      “Loja me fjalë” te Neni 7: Vetëmenaxhim a Asociacion

      Lajme

      Vdekja tragjike e kadetit të Policisë, dështon gjykimi për shkak të mungesës së të pandehurve

      Lajme

      Shala: Uran Bislimi e refuzoi Kosovën për herë të dytë në tri ftesa që i mori

      50,000FansLike
      - Marketing -spot_img

      Artikujt e fundit

      Baner

      “Loja me fjalë” te Neni 7: Vetëmenaxhim a Asociacion

      Lajme

      Vdekja tragjike e kadetit të Policisë, dështon gjykimi për shkak të mungesës së të pandehurve

      Lajme

      Shala: Uran Bislimi e refuzoi Kosovën për herë të dytë në tri ftesa që i mori

      Baner

      ​Pas takimit në Ohër, Kurti takon ambasadorët e akredituar në Kosovë

      Auto

      Kompania australiane Latitude i nxjerr sistemet jashtë linje – Policia Federale heton sulmin kibernetik

      Load more
      - Marketing -spot_img
      Logo

      Prishtinapress.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Ne mbesim të përkushtuar që të ofrojmë lajmet dhe ngjarjet me profesionalizëm, informim te drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Materialet dhe informacionet në këtë portal mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren por vetëm pas referimit te qartë te burimit te portalit PrishtinaPress në përputhje me kushtet e përdorimit. Ne jemi të parët!

      Na kontaktoni në email: info@prishtinapress.net

      Tel: +383 (0) 46 701 - 702

      Facebook
      Instagram
      Linkedin
      Pinterest
      Tumblr
      Twitter

      © Copyright - www.prishtinapress.net