12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Ganja: Më 1 shtator pres pjekuri dhe maturi

Kanë mbetur edhe nëntë ditë deri kur para deputetëve të Kuvendit do të dërgohet për ratifikim marrëveshja për demarkacionin kufitar me Malin e Zi.
Derisa disa deputetë kanë dal haptazi me qëndrimin pro apo kundër marrëveshjes, ka disa që ende nuk kanë treguar për votën që do të japin më 1 shtator, transmeton Indeksonline.
E deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë për Indeksonline se opinioni pa nevojë është kontaminuar sa i përket demarkacionit me Malin e Zi.
“Besoj që Qeveria e Kosovës  do të arrij të heq të gjitha dyshimet të cilat u kthyen në njëfarë torturë për gjithë opinionin dhe procesi të ketë qëndrueshmëri dhe legjitimitet. Fatkeqësisht opinioni panevojshëm është kontaminuar sa i përket Demarkacionit me Malin e Zi”, ka theksuar Musliu.
Ajo ka thënë se qëndrimi i saj sa i përket kësaj marrëveshje do të jetë konform interesave të vendit.
Duke folur për seancën në të cilën është paralajmëruar ratifikimi i marrëveshjes, deputetja Musliu është shprehur se pret debat dhe pjekuri.
“Nga seanca e 1 shtatorit pres debat konstruktiv pa emocione dhe votim demokratik. Mbi të gjitha pres maturi dhe pjekuri politike. Shpresoj që mos të ketë eskalim sepse eskalimi nuk sjell dobi për asnjërën palë. Mllefi dhe dhuna nuk duhet të bëhen praktike në Kuvend prandaj shpresoj që gjithçka të shkoj qetë dhe në të mirë të Kosovës. Tensionimi i situatës është i panevojshëm”, ka përfunduar Musliu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img