9.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Gecaj ironizon me Dedën: E treta e vërteta, ndoshta i ‘dhez’ kësaj here

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal nga radhët e LDK-së, Bajram Gecaj, ka ironizuar me deputetin Ilir Deda, i cili ka thënë se nga shkurti do të përfaqësohet me partinë e tij Alternativa në Kuvendin e Kosovës.

Gecaj me anë të një postimi në facebook, ka thënë se ndoshta Dedës i ‘dhez’ kësaj here.

“Ilir Deda paska konfirmuar se së shpejti do të ‘shndërrohet’ në deputet të ‘Alternativës’ – ndoshta i ‘dhez’ kësaj here, se populli thotë ‘e treta, e vërteta’”, ka shkruar Gecaj.

Këtë e ka thënë duke folur mbi atë se për Dedën kjo do të jetë partia e tretë, pasi më herët ka qenë në Lëvizjen Vetëvendosje dhe ishte njëri ndër themeluesit e partisë Fryma e Re (FER).

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img