9.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Gecaj: Synimi i Vetëvendosjes nuk është Demarkacioni

Zëvendësministri i Ministrisë së Administratës Publike, Bajram Gecaj i është përgjigjur deklaratës të Nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, Daradan Sejdiut duke shprehur se rënia e kërcënimeve dhe shantazheve të Lëvizjes Vetëvendosje është afër. Gecaj pretendon se qëllimi i Vetëvendosjes është revolucioni e jo demarkacioni.
Deklaratën e Sejdiut se “1 shtatori është afër, rënia juaj edhe me afër e çlirimi i institucioneve që i keni sakatosur nga paditunia, shantazhet dhe kërcënimet menjëherë pas”, Gecaj e sheh më tepër si një deklaratë revolucionare se sa për demarkacionin.
“Me deklaratën e tij se “1 shtatori është afër, rënia juaj edhe me afër e çlirimi i institucioneve që i keni sakatosur nga paditunia, shantazhet dhe kërcënimet menjëherë pas”, Dardan Sejdiu pa dashje nxjerrë qëllimin e vërtetë, të parin dhe të fundit, të Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes (LAV) – përmbysjen e pushtetit. Ai me asnjë fjalë nuk përmend, as nuk aludon, te demarkacioni, për çka gjoja është thirr ajo protestë, por vetëm në ‘përmbysjen revolucionare’. Por mos harroni, ju them unë, se rënia e kërcënimeve dhe shantazheve të anti-revolucionit tuaja është po aq afër, në mos më shumë.” shkruan Ministri nga radhët e LDK’së, Bajram Gecaj në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img