14.4 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Gecaj: Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë ëndërr e dembelëve

Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, përmes një statusi në Facebook ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë vetëm ëndërr e dembelëve

Ai ka thënë se kërkesa e AAK’së që të dalim në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe ta lëmë qytetarin të na vlerësojë, kjo parti u fut me turr dhe ishin të pa përmbajtur për daljen ma më shpejtë në zgjedhje.
“Sa më shumë po kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme aq më shumë po trimërohen”, ka shkruar Gecaj.
Gjithashtu, Gecaj ka thënë se çdo iniciativë, çdo ftesë e Qeverisë, opozita gjithmonë ka një përgjigje – zgjedhjet e jashtëzakonshme, kurse në anën tjetër kjo opozitë qëllimisht dëshiron ta dëmtoj qeverinë dhe të pretendojë se me këtë po i mbron interesat vitale të Kosovës.
Sa i përket zgjedhjeve, Gecaj jep një mesazh “Këtë duel do ta bëjmë në vitin 2018. Deri atëherë ne do të punojmë – për ju (opozitës) nuk e di.”.
Ky është postimi i tij i plotë:
ZGJEDHJET E JASHTËZAKONSHME ËNDËRR E DEMBELËVE
AAK paska kërkuar t’i drejtohemi popullit me zgjedhje të jashtëzakonshme dhe të na vlerësoi qytetari se kush ka të drejtë e kush jo. Pra edhe AAK i është bashkangjitur kërkesës me turr dhe të papërmbajtur për dalje sa më të shpejtë në zgjedhje. Atyre që po kërkojnë zgjedhje të reja u është mbushur mendja se do të fitojnë. Sa më shumë po kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme aq më shumë po trimërohen. Kur pozita po i injoron me të drejtë, për të mos i lënë anash punët e shumta, ata po mendojnë se ne kemi frikë për këtë duel. Kështu puna e opozitës është bërë, mospuna apo ëndrra për zgjedhje të jashtëzakonshme. Kjo qasje vazhdon të jetë përjashtuese, kokëforte dhe e dëmshme. Çdo iniciativë, çdo ftesë, çdo veprimtari e Qeverisë ka një përgjigje nga opozita – Zgjedhje të Jashtëzakonshme – E në anën tjetër po kjo opozitë vazhdon ta kualifikoj qeverinë se nuk bashkëpunon, nuk është fleksibile e të tjera të ngjashme. E keqja më e madhe është se me këtë qasje kjo opozitë qëllimshëm dëshiron ta dëmtoj qeverinë dhe në anën tjetër të vazhdoj të pretendoj se me këtë po i mbron interesat vitale të Kosovës. Në të vërtetë tash sa kohë po e bënë mu të kundërtën. Është vërtetë punë e gjatë dhe e lodhshme të punohet në mënyrë demokratike duke qenë në opozitë. Punoni mos bojkotoni, sepse të qenët në opozitë duhet kuptuar si punë të madhe dhe ushqim demokratik për shoqërinë. E sa për zgjedhje, këtë duel do ta bëjmë në vitin 2018. Deri atëherë ne do të punojmë – për ju nuk e di.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img