6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Gerrard befason pas humbjes shokuese të Liverpoolit

Liverpooli e nisi sfidën si favorit i padiskutueshëm ndaj Swanseas në “Anfield”, por gjërat nuk dolën ashtu siç edhe u parashikuan, ku pësuan humbje 2:3.

Swansea City, në krye me ish asistentin e Carlo Ancelottit, Paol Clement, mori tre pikë për herë të parë në histori në fushën e Liverpoolit, teksa këta të fundit humbën në shtëpi pas 25 ndeshjeve.

Këtë nuk e ka pritur mirë as legjenda e këtij klubi Steven Gerrard, sipas të cilit, tani Liverpooli do ta ketë shumë më të vështirë për të luftuar për titull.

“Tani do të jetë edhe më vështirë për ta, që duhet edhe shumë punë për t’u bërë”, tha ai fillimisht për BT Sport.

“Kjo humbje është shokuese për ta dhe në zhveshtore tani do të jetë shumë e vështirë për lojtarët, të cilët duhet motivuar”, shtoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img