10.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Gjak gjithandej, publikohen pamjet e rënda nga shtëpia në Divjakë ku dyshohet se burri vrau gruan e më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në Divjakë, ku një 58-vjeçar dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten.

Top Channel ka siguruar pamje të shtëpisë së Hekuran dhe Fëllënxa Rrasa, të cilët ndërruan jetë ditën e sotme.

Ata jetonin në kushte mizerabël bashkë me djalin e tyre, bazuar në pamjet e realizuara nga korrespodenti i Top Channel, Bledar Korreshi.

Hekuran Rrasa vrau me armën e gjahut Fëllënxë Rrasën mbrëmjen e sotme dhe më pas veten.

Të dy kanë mbetur të vdekur, ndërsa dyshimet kryesore janë konflikti mes të dyve.

Top Channel ka siguruar pamje të banesës së çiftit, njëkohësisht dhe vendin ku ndodhi akti makabër.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img