14.8 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Gjashtë vjet nga vdekja e Sabit Veselit

Dje u bënë gjashtë vjet nga vdekja e veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare, Sabit Veseli. Po në këtë ditë u bënë homazhe në fshatin e tij të lindjes, në Braboniq të Mitrovicës.
Sabit Veseli që nga rinia e tij e hershme nga mosha 17-vjeçare, ishte betuar se asnjëherë nuk do të pushojë së vepruari dhe luftuari deri në çlirimin e vendit nga okupatorët. Shkalla e vendosmërisë së tij ishte vërejtur në vitin 1981, kur organizoi demonstratat e fuqishme kundër pushtuesve në Mitrovicë. Angazhimi i madh i Sabitit në demonstratat e vitit 1981, bëri që ai të bie në sy të spiunëve të UDB-së, të cilët disa ditë më vonë e arrestojnë dhe e dënojnë me 7 vjet e gjysmë burg.
Veseli vazhdojë jetën organizative edhe pas daljes nga burgu, për ta vazhduar atë gjatë tërë viteve ’90 e deri në organizimin dhe zhvillimin e luftës çlirimtare nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Sabit Veseli ka humbur jetën tragjikisht në një aksident komunikacioni në fshatin Koshtovë të Mitrovicës më 6 gusht 2010.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img