2.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Gjatë fundjavës trafiku urban do të jetë falas në Prishtinë

Të shtunën dhe të dielën, 21 dhe 22 maj 2022, transporti me trafikun urban në Prishtinë do të jetë falas për të gjithë qytetarët.

Lajmi është bërë i ditur nga Komuna e Prishtinës, përmes llogarisë zyrtare në Facebook.

“Ju njoftojmë se nesër dhe pasnesër, me datë 21 dhe 22 maj, transporti me Trafiku Urban, do të jetë pa pagesë”, thuhet në njoftim.

Kjo po bëhet për t’i inkurajuar qytetarët që të përdorin sa më shumë transportin publik.

Ndryshe, Komuna e Prishtinës sot ka njoftuar edhe se të shtunën dhe të dielën, duke filluar nga ora 06:00 – 23:40 do të vazhdojë testimi i dytë i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Një testim të tillë komuna e pati bërë edhe me 23 dhe 24 prill. Kjo po bëhet me qëllimin për t’i shkarkuar rrugët e kryeqytetit nga qarkullimi i madh i veturave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img