15.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Gjendet i pajetë në Ibër Lepenc qytetari që u raportua i zhdukur, Sveçla del me njoftim

Një 50-vjeçar i nacionalitetit serb, i cili u zhduk të premten në afërsi të Zubin Potokut, sot është gjetur pa shenja jete në kanalin e Ibër Lepencit ku po kërkohet që nga dje.

Për këtë rast ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili thotë se do të vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e të gjitha rrethanave të vdekjes së tij, raporton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Pas raportimit në Policinë e Kosovës për zhdukjen e një qytetari të komunitetit serb në fshatin Zupç të Zubin Potokut, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit Emergjent kanë trajtuar me seriozitet njoftimin e zhdukjes së tij me dyshimin për rënie në kanalin e Ibër Lepencit, rrjedhë e Liqenit të Ujmanit.

Sot, zhytësit e Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë dhe ekipi i AME-së pas një pune me shumë përkushtim, kanë gjetur trupin e pajetë të qytetarit në një nga tunelet e këtij kanali.

Përgëzoj pjesëtarët për profesionalizmin e treguar, falënderoj përgjegjësit e Ndërmarrjes Publike “Ibër Lepenc” për bashkëpunimin ndërsa familjes së të ndjerit i shpreh ngushëllimet e mia. Hetimet do të vazhdojnë deri në zbardhjen e të gjitha rrethanave të vdekjes së tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img