10.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Gjenerali amerikan Wolters: Ushtarët tonë do ta mbrojnë Kosovën, nuk largohem nga Kosova

Në një seancë të mbajtur dje në Washington në Senatin Amerikan, më saktësisht në Komitetin e Forcave të Armatosura, i nominuari për Komandant të Komandës Amerikane për Evropë që është edhe Komandatit Suprem i Forcave Aleate për Evropë, Gjenerali Tod D. Wolters, ka thënë se trupat amerikane janë të nevojshme në Kosovë për t’i bërë ballë kërcënimeve malinje nga jashtë. Ëolters ka thënë se Komanda Amerikane do ta mbështes zhvillimin e FSK’së.

Sa herë që hapet çështja e trupave amerikane në Kosovë ngritët mjaftë pluhur. Por, për mbetjen e tyre edhe më tej në Kosovë ka folur një ushtarak i nivelit të lartë amerikanë i cili nëse konfirmohet në pozitën për të cilën është nominuar nga Pentagoni do të jetë përgjegjës për këto trupa.

Gjenerali Tod D. Wolters i cili pritet ta zëvendësojë dje gjatë një seance intervstimi në Senat ka thënë se ushtarët amerikanë janë edhe më tutje të nevojshëm në Kosovë.

“Prezenca amerikane është e nevojshme për forcimin e rezistencës së së partnerëve ndaj kërcënimeve të jashtme malinje “ ka thënë ai kur është rreth misionit të KFOR’it në Kosovë.

Wolters ka dhënë edhe një vlerësim më të gjerë duke thënë se Departamentin Amerikan i Mbrojtjes po përpiqet t’i modernizojë ushtritë e rajonit duke iu dhënë armatim amerikan.

“Departamenti i Mbrojtjes përkrahë partnerët rajonalë nëpërmjet bashkëpunimit të sigurisë dhe iniciativave të ndërtimit të kapaciteteve. Çelësi i këtyre iniciativave është eliminimi i varshmërisë së ushtrive rajonale në sistemet e trashëgimisë sovjetike. Jemi duke përdorur instrumentet e bashkëpunimit në fushën e sigurisë për të modernizuar ushtritë rajonale me armatim me origjinë amerikane dhe që është i ndërveprueshëm me standardet e NATOs » ka thënë ai.

Wolters është pyetur specifikisht edhe rreth Forcës së Sigurisë së Kosovës duke thënë se Komanda Amerikanë për Evropë do ta mbështet zhvillimin e FSK’së.

“Komanda Amerikane në Evropë përkrahë zhvillimin e FSK-së, sipas planit të pajtuar 10-vjeçar të tranzicionit, i zhvilluar në koordinim të plotë me SHBA dhe Shtetet Aleate të NATO’ s. Ne inkurajojmë FSK-në të ruajë karakterin multi-etnik, profesional të forcës, që i përgjigjet gjithë qytetarëve të Kosovës” ka thënë Wolters.

Nëse konfirmohet në këtë pozitë, gjenerali i forcave ajrore amerikane Wolters do ta zëvendësojë Curtis M. Scaparrotin i cili është në pozitën e SACEUR që nga 3 maji i vitit 2016 (të cilën gjatë bombardimeve të vitit 1999 e ka mbajtur Gjenerali Wesley Clark). NATO është pajtuar që Wolters të jetë Komandant Suprem i Forcave Aleate për Europë. Ushtarakët amerikanë që mbajnë këtë pozitë janë vizitorë të shpeshtë në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img